Dogana konfiskon mbi 50 aparate ilegale për lojëra fati
Prishtinë 1 gusht - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale, njësit e doganës gjatë javës së fundit kanë organizuar një aksion të gjerë në dy qytete respektivisht në Vushtrri dhe Mitrovicë.
Adriatik Stavileci zëdhënës i doganës ka thënë së gatë këtij aksioni duke u bazuar në informata e siguruara përmes rrugëve operative janë identifikuar dhe targetuar mbi 20 lokacione të dyshuara për aktivitete me lojëra fati ilegale.
Njësit e doganës sipas tij kanë ushtruara kontrolle në të gjitha lokacionet duke përshtatur edhe kohën e kontrolleve me oraret e punës pasi një pjesë e tyre i mbajnë mbyllur lokalet gjatë ditës.
Si rrjedhojë e kontrolleve janë kapur një sasi e konsiderueshme e aparateve për lojëra fati si dhe lojëra tjera të ndaluara si Keno dhe Racing Dogs, rezultate si në vijim:
Kontrolle të ushtruara 20
Të gjetura lojëra ilegale në 9 lokacione
Aparate të konfiskuara 50
Lojëra të ndaluara të konfiskuara 25
Lokale të mbyllura 2
"Dogana do të vazhdoje edhe me aktivitete tjera në kuadër të zbatimit të ligjit por edhe kërkojmë ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve", ka theksuar Stavileci.