19 Nëntor 2024

Dogana konfiskon aparate të lojërave të fatit

Prishtinë, 7 nëntor - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur së është duke e rritur kontrollin në lokalet e lojërave të fatit, me ç’rast ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të aparateve dhe ka rritur inkasimet nga taksa e akcizës për 14%.

Gjatë muajit Tetor Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Administratën Tatimore  të Kosovës, kanë realizuar me sukses kontrolle nëpër lokale të lojërave të fatit, duke përfshi tërë territorin e Kosovës.

Gjatë vizitave nëpër lokale të kësaj veprimtarie, janë konfiskuar  187 automate, 1 rulet, janë mbyllur 6 pika basti, kryesisht këto raste janë aparate që nuk ju dihet prejardhja, kanë të falsifikuar numrat serik, ka edhe të atilla që janë marr për mos pagesë të taksave, gjithashtu ka edhe raste kur aparatet janë konfiskuar tek personat fizik të cilët i kanë përdorur pa licencë adekuate.

Kurse në aspektin e inkasimeve Dogana e Kosovë gjatë muajit Tetor kanë inkasuar të hyra në vlere prej 1.063.477.16€ , nëse e krahasojmë me të njejtën periudhë të vitit të kaluar kemi një rritje në masën e inkasimit prej 14.25 % .

Dogana e Kosovës  iu bën ftesë të gjithë operatorëve me lojëra fati që të përmbushin obligimet e tyre për licensimin dhe pagesën e obligimeve tatimore sepse në të kundërtën do të ballafaqohen me pasojat ligjore si gjoba, konfiskimin e aparateve dhe ndjekjen penale.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me ATK-në dhe Policinë do të vazhdojnë kontrollet e të gjithë operatorëve të kësaj veprimtarie.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)