Dogana konfiskon aparate për lojëra të fatit
Prizren 3 gusht 2- Oficerët doganor duke vepruar sipas detyrës zyrtare kanë bastisur një lokal në regjionin e Prizrenit që operonte me lojëra fati illegal, ku kanë konfiskuar pajisje me vlerë rreth 6000 euro.
"Gjatë patrullimeve rutinore të njësisë anti-kontrabandë kanë vërejtur një lokal të dyshimtë me derë të hapur dhe me pajisje për lojëra të fatit ilegale. Pasi pronari I lokalit ka parë automjetin e doganës është futur brenda dhe ka mbyllur derën nga brenda. Përkundër thirrjeve që të hap derën personi nuk ka vepruar ashtu. Njësit e doganës në bashkëpunim me policinë dhe pas kontakteve me prokurorin kanë marr urdhër për të hapur derën me forcë. Pas hyrjes në lokalin e lartcekur janë gjetur dhe konfiskuar pajisje të lojërave të fatit të pa-licencuara", njofton Dogana.
Pajisjet e konfiskuara janë: aparate për lojëra fati të llojit Kajot 3 copë, televizion 3 copë, Lucky SIX-ELBET, lojëra fati 1 copë, DVR 1 copë, Monitor 2 copë, Printer 1 copë.