18 Nëntor 2024

Dogana kalon shifrën prej 300 milion euro të hyra

Prishtinë 3 qershor - Dogana e Kosovës për herë të parë që nga themelimi, ka arritur shifrën rekorde në muajin maj 2014 pasi janë mbledhur mbi 300 milion euro të hyra, gjatë pesë mujorit të parë.

Që nga themelimi i Doganës së Kosovës sivjet u arrit të mbledhën mbi 300 milion në muajin maj. Nëse krahasohen të hyrat me vitin e kaluar kjo shifër paraqet një rritje prej mbi 17 milion euro apo shprehur në përqindje tanimë kemi të hyra prej 107% krahasuar me 2013. Saktësisht deri në fund të muajit maj janë mbledhur 313 milion euro.

Rritja e të hyrave vjen direkt si përmirësim i performancës së doganës e cila edhe përkundër uljes së sasisë së importi ka arritur të ruaj trendin e mirët të rritjes së të hyrave, gjithashtu vendosja e kontrolleve doganore në pikat veriore, luftimin e informaliteti si dhe ristrukturimi i doganës kanë prodhuar efektet pozitive në mbledhjen e të hyrave.

Drejtori i përgjithshëm me këtë rast falënderoj stafin e doganës për angazhimin dhe punën e palodhshme profesionale, po ashtu falënderoj edhe bizneset si dhe qytetarët e Kosovës për thirrjet dhe ndihmesën që kanë dhënë në lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)