Dogana kalon projeksioni buxhetor, mbledh 713.5 milion euro
Prishtinë 31 gusht - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka vazhduar me performacën të mirë
në arkëtimin e të hyrave. Sot dogana ka tejkaluar projeksionet
buxhetore me afër 8 milion euro më shumë.
Krahasimi ne mes të
viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një
rritje prej 5.2% më shumë, apo shprehur në milion kjo është mbi 35
milion euro më shumë.
Pra gjatë viti 2016 dogana kishte mbledhur 678.3 milion euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 713.5 milion euro.
Dogana
fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo
shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të
mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.