24 Dhjetor 2024

Dogana kalon 500 milion euro të hyra doganore

Prishtinë, 7 qershor - Dogana e Kosovës ka njoftuar sot se për herë të parë që nga themelimi në këtë periudhë te vitit ka tejkaluar shumën e mbledhur prej 500 milion euro të hyra për buxhetin e Republikës së Kosovës.

'Krahasimi me vitin e kaluar tregon që dogana ka mbledhur 27.6% më shumë apo shprehur në terma financiar, shumën prej 108,5 milion më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit paraprak. Ky trend krahasues ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë muajit Maj dhe tregon tendencë të rritjes edhe ditëve vijuese'', thekson Dogana.

Drejtori i përgjithshëm Agron Llugaliu theksoj se grumbullimi i të hyrave të larta vjen si rezultat i performancës së përmirësuar të ekonomisë si dhe nga veprimet e theksuara për të adresuar ekonominë jo-formale, të shfaqur në forma të ndryshme, siç është kontrabanda, nënvlerësimit dhe format tjera të mashtrimeve, e cila përveç përmirësimit të të hyrave gjithashtu do të mundësoj një klimë të favorshme për zhvillimin e biznesit dhe prodhimit vendor.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)