15 Nëntor 2024

Dogana ka mbledhur 950,4 milion euro në 2015

Prishtinë, 5 janar - Dogana e Kosovës sot ka bërë përmbledhjen preliminare të raporti për vitin 2015 i cili tregon se dogana ka pasur një viti të suksesshëm ku janë arritur që deri me 31 janar 2015 të mblidhen saktësisht 950,4 milion euro.

Gjatë periudhës raportuese 2014 - 2015 per te gjitha regjimet e importit, taksat kane shënuar ngritje në shumë prej 82,2 ose shprehur në përqindje 9.62%.

Dogana e Kosovës që nga viti 2009 nuk ka arritur të tejkalojë projeksionin, por vetëm ketë vit ka tejkaluar projeksioni. Vlen të theksohet se  dy vitet e fundit fal reformës Dogana ka mbledhur mbi 110 milion euro më shumë se periudha e kaluar.

Gjatë vitit 2015 kemi proceduar 75 kallëzime penale në Prokurori të shtetit, në vlerë të shmangieve prej 6 milion €. Vlera e mallrave të sekuestruara ne fazën e hetimeve tejkalon 560.000,00 €.

Gjithashtu kemi qenë të suksesshëm në konfiskimin e duhanit të përpunuar dhe të papërpunuar në sasi prej 19 ton, si dhe 4 vija për përpunimin e duhanit. Janë zhvilluar operacionet kundër mashtrimeve me lojërat e fatit, ku janë sekuestruar rreth 100 aparate ilegale, ndërsa janë bërë kallëzimet penale në rastet ku është konstatuar shkelje penale.

Gjatë këtij viti janë kapur në 18 raste të ndryshme mbi 20 kg lëndë narkotike. Rritja e numrit të thirrje në linjën e sigurt të Doganës  ku saktësia e tyre është mbi 90% ka ndikuar në rritjen e besimit të qytetarëve në Doganën e Kosovës.

Në aspektin e ankesave dogana ka arritur të  përmbushur qëllimin e saj në uljen e numrit të ankesave dhe rritjes së numrit të këshillave ligjore.

Gjatë këtij vitit 2015 kemi pranuar mbi 900 ankesa që paraqet ulje prej 10% në krahasim me vitet e kaluara ku në 2014 ankesat tejkaloni numrin prej 1000, derisa kemi arritur të ulin numrin e ankesave kemi rritur numrin e këshillave ligjore të lëshuara nga Dogana gjë që ka ndikuar pozitivisht në vetëdijesimin e kompanive dhe rritjen e transparencës së Doganës përball bizneseve.

Të dhënat e importi tregojnë se në aspektin e peshës për periudhën raportuese 2014 - 2015, pesha neto e importit të mallrave ka shënuar rritje prej 289, milion kilogram apo shprehur në përqindje 7.6 %. Derisa vitin e kaluar kishim në total peshë importi prej 3,7 miliard kilogram këtë vit kemi afër 4 miliard kilogram produkte të importuara. Kurse vlera e mallrave të importuara ka rritje prej 3.8 % pra nga 2.4 miliard euro në 2.5 miliard.

Produktet të cilat janë importuar më së shumti kanë mbetur të njëjta, me përqindjen më të madhe të janë derivatet e naftës,  duhani, automjetet, makineri të ndryshme, pijet e ndryshme alkoolike dhe jo-alkoolike, plastika etj. Derisa vendet nga të cilat importojmë më së shumti janë, Serbia,  Gjermania, Turqia, Kina, Italia etj.

Tek eksportet, gjatë këtij viti ka pasur eksport (EX1+EX3) në lartësi prej 390 milion euro që krahasuar me vitin e kaluar është një rritje e ulët për 6 milion euro pasi në 2014 kishte eksport me 384 milion euro. Partnerët kryesor për eksportin e Kosovës janë Shqipëria, Serbia, Maqedonia, India  dhe Italia. 

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)