15 Nëntor 2024

Dogana institucion i ruajtjes se stabilitetit makro-fiskal të Kosovës

Prishtinë, 20 prill - Sot me organizimin e misionit të Binjakëzimit dhe Doganës së Kosovës u organizua konferenca përmbyllëse e projektit “Përkrahje për Doganën e e Kosovës“ ku partnerët ishin Dogana e Kosovës, Dogana Italiane dhe ajo Franceze.

Konferenca kishte qëllim të përmbledh rezultatet e punës dy vjeçare. 

Fillimisht zv. Ministri i Financave Agim Krasniqi theksoi se ky projekt është një gur-themel i asistencës së bashkimit evropian me qëllim të plotësimit dhe harmonizimit të legjislacionit dhe politikave dhe procedurave evropiane jam i sigurt që dogana ka arritur këto standarde.

\"Dogana është institucioni kryesor në ruajtjen e stabilitetit makro-fiskal të Kosovës, përfundimisht më lejoni të falënderoj institucione e BE-së në ndihmë dhënë Kosovës\", theksoi Krasniqi.

Nga zyra e BE znj. Poider tha se roli i doganave është duke ndryshuar edhe në BE pasi Dogana nga një institucion taksa-mbledhës është duke u shndërruar në një institucion të ofrimit të sigurisë së përgjithshme, ky ishte një projekti i suksesshëm por gjithsesi se zyra e BE do të vazhdojë me përkrahjen e saj deri në aderimin në BE.

Nga ana e tij drejtori i përgjithshëm theksoi se projekti i Binjakëzimit ka filluar bashkë me fillimin e reformës se thellë ne Doganën e Kosovës në fillim te vitit 2014 i cili  ka luajtur një rol të madh në procesin e zhvillimit te reformës dhe modernizimit të mëtejshëm të Doganës së Kosovës, ku fal kësaj reforme Dogana ka arritur performancën më të lartë që nga themelimi i saj.

\"Përveç arritjes së projeksionit në mbledhjen e të hyrave, Dogana në bashkëpunim me Binjakëzimin si dhe EULEX kanë punuar në zhvillimin e procedurave doganore  sipas atyre të BE-së si në luftimin e informalitetit po ashtu edhe në lehtësimin e tregtisë, duke shprehur edhe njëherë mirënjohjen e lartë për ndihmën e ofruar nga BE, Dogana e Kosovës ju siguron që do të jetë e përkushtuar në plotësimin e të gjitha obligimeve  shtetërore por edhe atyre që dalin nga proceset integruese”, theksoi Rafuna.

Znj. Maryse Daviet Ambasadore e Francës ka thënë se Dogana është shtyllë e shtetit në të gjitha vendet ky ishte një partneritet shumë I suksesshëm, Dogana e Kosovës ka dëshmuar se është një institucion  shumë profesional dhe ka aftësi për të ngritur të hyrat.

\"Dogana e Kosovës nën menaxhimin e Rafunës është transformuar në mënyre thelbësore duke kontribuar në luftën kundër korrupsionit dhe kontrabandës.Ky projekt nuk është bashkëpunim por partneritet në mes të tri vendeve, qeveria ime do të vazhdoi mbështetjen për Kosovën”.

Andreas Ferrarese Ambasador i Italisë theksoi se ky projekt ishte i suksesshëm pasi kishte përkushtim nga Qeveria e Kosovës dhe Dogana e Kosovës si dhe njëherë bashkëpunim të shkëlqyer në mes Doganës Italiane dhe asaj Franceze.

\"Dogana e Kosovës është  një ndër institucionet më të besueshme të Kosovës pasi siguron 70% të buxhetit shtetëror. Më lejoni të falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e projektit dhe të sigurojë që bashkëpunimi do të vazhdoi”

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)