06 Nëntor 2024

Dogana implemeton platformën Open Data

Prishtinë, 18 nëntor - Dogana e Kosovë ka bërë të ditur se që nga sot ka implementuar platformën OPEN Data, kjo platforma ngrit nivelin e transparencës dhe siguron të gjithë që Dogana është një institucion transparent dhe kredibil.

Platforma Open Data përmban disa kategori si Bilancin tregtar ndër vite, ku të gjithë të interesuarit mund të gjejnë shkëmbimet tregtare të Kosovës me të gjitha shtetet si në aspektin e importit po ashtu edhe në aspektin e eksport.

 Open Data po ashtu përmban CEFTA-n, kjo kategori tregon qartazi shkëmbimet tregtare të Kosovës me të gjitha vendet anëtare të cilat janë pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare të CEFTA-s, MSA, pasqyron aktivitetin e Doganës, respektivisht të gjitha të dhënat lidhur me implementimin e marrëveshjes së stabilizim asocimit në aspektin e tregtar që nga prilli i vitit 2016.
 
Edhe Performanca mujore dhe vjetore, është kategori që mundëson qasje të gjithë të interesuarve në punën dhe performacën e Doganës  si dhe Koha e zhdoganimit, tregon kohën që nevojitet për zhdoganimin e mallrave si në import po ashtu edhe në eksport.

Drejtori Berisha theksoj se “Dogana përmes kësaj platforme synon që të rris nivelin e transparencës po ashtu të jemi institucion i cili tregon dhe ndan qartazi të gjitha informatat me publikun, gjithashtu ju bëj thirrje të gjitha palëve të interesit që nëse kanë propozime të na kontaktojnë ashtu që të rrisin platformën Open Data me kategori të reja me qëllim që kjo platform të jetë në funksion të qytetarëve dhe bizneseve Kosovare.”   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)