Dogana implementon suksesshëm pakën e re fiskale
Prishtinë 3 shtator Dogana e Kosovës ka funksionalizuar të gjitha ndryshimet fiskale të parapara me paketën e re fiskale. Pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve fiskale dhe përshkallëzimit të TVSH-së Dogana e Kosovës ka implementuar suksesshëm të gjitha ndryshimet në sistemin e saj të zhdoganimeve të mallrave.
\"Duke iu falënderuar sistemeve të cilat janë të ndërtuara në Doganën e Kosovës ndryshimet fiskale implementohen brenda një kohe shumë të shkurtër prandaj edhe implementimi i TVSH së përshkallëzuar ishte i suksesshëm. Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë\", ka njoftuar Dogana.