19 Nëntor 2024

Dogana gjen të fshehura 50.000 euro

Prishtinë, 16 shkurt – Dogana e Kosovës, ka njoftuar se oficerët doganor në Vermicë, gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Shqipërisë kanë arritur të gjejnë të fshehura 50.000 euro.

Rreth orës 20:15, pasi që është ndaluar për kontroll nga zyrtarët doganor drejtuesi i automjetit  është përgjigjur se nuk ka asgjë për të deklaruar. Kontrolla e ushtruar ka arritur të zbulojë një sasi të mjeteve monetare nën ulësen e vozitësit, pas këtij zbulimi është ushtruar kontroll detal në veturë.

Nisur nga fakti se personi në fjalë nuk ka deklaruar mjetet monetare konform ligjit që kërkon nga  secili pasagjer që hyn apo del nga territori i Republikës së Kosovës, të deklarojë mjetet monetare mbi 10.000,00 €, tek zyrtari doganor,  Dogana ka shqiptuar gjobën në vlerën prej: €12,500.00 që paraqet 25% e mjeteve totale të zbuluara si të pa deklaruara. Kurse pjesa tjetër e mjeteve monetare (€37,500) janë konfiskuar, pasi që udhëtari nuk ka poseduar fakte mbi prejardhjen e mjeteve monetare.

Njësia e hetimeve të Doganës së Kosovës ka hapur rast dhe ka vazhduar më tej hetimin e qarkullimit të dyshimtë të parave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)