14 Nëntor 2024

Dogana e Kosovës shkatërron 409 aparate për lojëra të fatit

Prishtinë 24 qershor – gjatë kësaj jave njësit e Doganës kanë bërë shkatërrimin e 409 aparateve për lojëra të fatit të cilat janë kapur duke punuar ilegalisht, pra pas përfundimit të gjitha procedurave ligjore dogana ka bërë këtë shkatërrim. Tërë procesi i asgjësimit ka zgjatur disa ditë dhe është bërë nën masa të sigurisë.

Këto aparate ishin kapur në pjesë të ndryshme të territorit të Kosovës duke funksionuar pa licenca adekuate dhe pa pagesën e taksës së akcizës dhe si të tilla fillimisht iu janë nënshtruar konfiskimit, gjobës dhe procesi përfundimisht është përmbyllur me shkatërrimin e tyre.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)