14 Nëntor 2024

Dogana e Kosovës rrit të hyrat nga lojërat e fatit

Prishtinë, 3 qershor - Dogana ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në mbledhjen e të hyrave nga lojërat e fatit. Duke parë ecurinë dhe tendencën e mos-pagesës, dogana ka ndërmarr aksione të vazhdueshme gjatë 5 muajve të fundit dhe si rezultat ka arritur që përveç shqiptimit të gjobave, mbylljes dhe konfiskimeve gjithashtu të rrit të hyrat nga pagesat obligative të kompanive që merren me lojëra të fatit. 


Të hyrat kanë shënuar rritje në vlerë mbi  1 milion euro se shprehur ne përqindje: 24.3% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2015 (shih tabelën 1).

Derisa edhe numri i gjobave është rritur nga 16 në 31 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015 ose shprehur në përqindje: 93.75% më shumë  gjithashtu edhe shuma e  mjeteve të inkasuara nga gjobat është rritur nga: 44.250 € në 66.820 € në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015 ose shprehur në përqindje 51% më shumë (shih tabelën 2).

Pra mos-pagesat e rregullta dhe pikat e basteve të pa licencuara ishin edhe cak i njësive tona ku numri i kundërvajtjeve është rritur nga: 9 në 34 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015 ose shprehur në përqindje 278% më shumë. (shih tabelën 2),

Numri i pajisjeve pa licence të sekuestruara është rritur nga: 36 në 114 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015 ose shprehur në përqindje 217% më shumë. (shih tabelën 2)

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)