03 Maj 2024

Dogana e Kosovës pranon donacion nga fondi francez MILDT

Prishtinë, 23 nëntor - Sot Dogana e Kosovës ka marrë pjesën e fundit të një donacion nga fondi MILDT (Misioni Francez Ndërministror për Luftimin e Drogave dhe Varësisë nga Droga).

Donacioni u soll gjatë një periudhe prej tre muajsh. Fondi MILDT që është në kuadër të atasheut franceze doganorë ka organizuar dhe bërë të mundur që ky donacion të arrijë tek oficerët doganor të Kosovës.

Donacion dhënë Doganave të Kosovës u nda në trajnimin e specializuar për zbatimit të ligjit dhe pajisje të posaçme.

Pjesa e parë e donacionit konsistoi në trajnime specifike për oficerët e doganave në shfrytëzimin e metodave moderne të punës dhe të zbatimit të ligjit, ndërsa pjesa e dytë e donacioneve përbëhej nga pajisjet e sofistikuara të zbatimit të ligjit.

Bahri Berisha, Drejtor i zbatimit të ligjit të në Doganën e Kosovës tha se "Trajnimi dhe pajisjet do të ndihmojë në luftimin e kontrabandës, rritjes së kontrolleve,  që gjithsesi do të ndikojë në rritjen dhe efikasitetin në kontrollin e kufirit të Republikës së Kosovës."

"Me këtë rast ne jemi shumë mirënjohës Ambasadës Franceze në Prishtinë dhe atasheu francez veçanërisht Luois Elie për tij vazhdon mbështetjen dhe angazhimin e tij”

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)