06 Nëntor 2024

Dogana e Kosovës, partner i madh i komunitetit biznesor

Prishtinë, 23 maj - Sektori privat në Kosovë vazhdimisht është ballafaquar me vështirësi në zhvillimin e bizneseve si nga aspekti doganor ashtu edhe në zhvillimin e mundësive për t’u qasur në tregun ndërkomëtar, mirëpo falë bashkëpunimit të vazhdueshëm mes bizneseve dhe Doganës së Kosovës, barrierat jotarifore, vështirësitë në tregun ndërkombëtar dhe problemet e tjera në ambientin biznesor kanë arritur në një nivel mjaft të ulët.

Ky ishte konkluzioni kryesor nga tryeza e radhës e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e titulluar “Tregtia: Sfidat e sektorit privat”.

Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane, përmendi partneritetin e vazhdueshëm mes Doganës dhe Odës i cili ka dëshmuar të jetë i dobishëm për komunitetin biznesor në shumë aspekte.

Ai shtoi se ndër institucionet që kanë punuar në lehtësimin e të bërit biznes, Dogana e poashtu edhe Administrata Tatimore e Kosovës mbeten partnerët të cilët në vazhdimësi kanë ndihmuar në këtë aspekt.

Ndërsa Avni Krasniqi, Kryesues i Komitetit të Tregtisë dhe Doganave të Odës Amerikane, tha se problemet e shumta që në të kaluarën bizneset kanë hasur tashmë janë minimizuar përmes këtij bashkëpunimi duke përmendur mes të tjerash se roli i Doganës mbetet kyç në zhvillimin e bizneseve.

Bahri Berisha, Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, tha se gjatë këtij viti kanë ndërmarrë masa dhe procedura të shumta në lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë dhe janë ende duke punuar në eliminimin e barrierave jotarifore.

Ai tha se është duke u implementuar heqja e akcizës në produkte të caktuara e cila është duke i ndihmuar mjaft bizneset, duke shtuar edhe faktin e rënies së ankesave nga ana e komunitetit biznesor në raport me Doganën çka tregon se partneriteti mes tyre vazhdon të mbetet në nivel.

Mes të tjerash ai poashtu përmendi edhe digjitalizimin e procedurave të shumta doganore gjë që ka ndihmuar në zvogëlimin e rasteve të korrupsionit.

Ai ftoi bizneset prezente të paraqesin kërkesat e tyre tek Dogana ku një gjë e tillë do të lehtësonte edhe zhvillimin e bizneseve të tyre në njërën anë dhe përmbushjen e detyrës së Doganës nga ana tjetër.

Më tej pjesëmarrësit patën rastin të parashtrojnë pytjet e tyre dhe vështirësitë që hasin në procedurat doganore, duke shtuar se do të vazhdojnë partneritetin me Doganën në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)