Dogana e Kosovës mblodhi 330,8 milion euro
Prishtinë, 15 maj - Rezultatet e mira në mbledhjen e të hyrave janë duke vazhduar edhe gjatë muajit maj 2016, Dogana e Kosovës ka ruajtur trendin e lartë të mbledhjes së të hyrave gjatë katër muajve edhe gjatë muajit Maj, më saktësisht duke e dërguar atë në mbi 61 milion euro më shumë se 2015.
Dogana e Kosovës ka ngritje në të gjitha taksat që mbledh, respektivisht kemi 22.7 % më shumë se viti i kaluar apo 7.4% më shumë se projeksioni për këtë periudhë. Vitin e kaluar deri me datën 15 maj kishim grumbulluar 269,6 milion euro derisa këtë vit kemi mbledhur 330,8 milion euro.
Aksionet e shpeshta në luftimin e ekonomisë jo-formale, bashkëpunimi me qytetar, lehtësimi i procedurave të importit/eksportit, përdorimi i sistemeve të avancuara, eliminimi i procedurat burokratike dhe diskrecionit janë duke prodhuar rezultate optimale.