Dogana e Kosovës marrëveshje doganore me Poloninë
Prishtinë, 4 dhjetor - Dogana e Kosovës dhe ajo e Polonisë, të martën kanë nënshkruar Marrëveshja bilaterale për bashkëpunim. Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Zbatimit të Ligjit Bahri Berisha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës polake Jacek Kapica. Me këtë marrëveshje të dy palët do të kenë bazë juridike për bashkëpunim në çështjet doganore.
Gjithashtu pjesë e rëndësishme e këtij bashkëpunimi është edhe luftimi i kontrabandës me theks të veçantë tek mallrat akcizore.
Berisha në emër të Doganës së Kosovës ka kërkuar përkrahje për anëtarësimin e Doganës së Kosovës në mekanizmin më të lartë botërorë të Doganave (Organizata botërore e Doganës- ËCO), kurse nga ana tjetër Kapica theksojë se Dogana Kosovare do të ketë përkrahjen maksimale të Doganës Polake gjatë mbledhjes së ardhshme të OBD-së.
Kjo është Marrëveshja e 10 që Dogana e Kosovës nënshkruan me Administratat doganore te vendeve tjera