Dogana e Kosovës kap 5 aparate për lojëra
Prishtinë 15 korrik - Njësitet e Doganës mbrëmë kanë ushtruar kontroll në një lokal në Prishtinë ku edhe janë kapur 5 aparate për lojëra fatit të pa-licencuar.
Njësitet e Doganës i janë përgjigjur thirrjes nga një qytetar që ka lajmëruar se në këtë lokacion ka aktivitet të dyshimtë që ndërlidhte me lojëra fati.
Lokacioni i dyshuar mbante mbishkrimin STUDIO BUKURIE ku pas kontrollit të ushtruar nga ana e oficerëve doganor janë gjetur 5 aparateve për lojëra të fati të pa licencuar, respektivisht ilegale.
Të gjitha aparatet janë sekuestruar dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtësve.