08 Nëntor 2024

Dogana e Kosovës kalon 1 miliard euro të hyra

Prishtine, 22 dhjetor - Për herë të parë që nga themelimi i doganës 17 vite më parë është arritur të tejkalohen të hyrat e mbledhura në lartësinë prej 1 miliard euro (1,014,137,335.79 euro) kjo është një shifër rekorde. 

Rezultatet e mira në mbledhjen e të hyrave të cilat kanë pasur një performance të mirë janë duke vazhduar me një ritëm të lartë. Dogana e Kosovës ka trend të lartë të mbledhjes së të hyrave në këtë përfundim të vitit.

Më saktësisht Dogana deri tani ka 98.2 milion më shumë se viti i kaluar shprehur në përqindje kemi 10,7 % më shumë. Derisa gjatë vitit të kaluar ne kishim 915,9 milion tanimë kemi mbi 1 miliard euro të grumbulluara.

Aksionet e shpeshta në luftimin e ekonomisë jo-formale, bashkëpunimi me qytetar, lehtësimi i procedurave të importit/eksportit, përdorimi i sistemeve të avancuara, eliminimi i procedurat burokratike dhe diskrecionit janë duke prodhuar rezultate optimale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)