Dogana e Kosovës fuqizonë bashkëpunimin me Doganën Italiane
Prishtinë, 12 qershor - Në drejtorinë e doganës sot është mbajtur takimi me përfaqësues të doganës Italiane ku prezentë ishin edhe përfaqësuesit e MTI-së.
Gjithashtu në këtë takim mori pjesë edhe ambasadori Italian Michael Giffoni.
Dogana e Kosovës dhe Dogana e Italisë kanë bashkëpunim shumë mirë aspektin e shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit bilateral.
Gjatë takimit të sotshëm u diskutuan temat e ndryshme por tema kryesore e takimit ishte projekti Lodrat e Sigurta projekt në të cilin Dogana e Kosovës është duke u përkrahur nga Dogana italiane përmes kapaciteteve të saj për analiza laboratorike.
Pas takimit ambasadori italian zt. Giffoni theksojë se Qeveria Italiane është duke e përkrahur Doganën e Kosovës përmes asistencës nga doganës Italiane.
Takimi i sotshëm tregon angazhimin e qeverisë italiane në ndihmën për doganën e Kosovës me ofrimin e laboratorëve të saj për analiza të ndryshme sipas nevojave të Doganës.
Gjithashtu jeni duke punuar në finalizimin e marrëveshjes bilaterale në mes të dy doganave e cila potencialisht do të nënshkruhet në dy javët e ardhshme.
Huruglica në anën tjetër falënderojë shtetin italian për përkrahjen e vazhdueshme dhe theksojë se Dogana e Kosovës në rrugën e saj drejt profesionalizimit përveç mbledhjes së të hyrave gjithnjë e më shumë është duke u fokusuar në mbrojtjen e shoqërisë përmes rritjes së kapaciteteve për parandalimin e importit të mallrave të dëmshme.