01 Maj 2025

Dogana e Kosovës dhe e Malit të zi bashkë luftojn kontrabandën

Podgoricë, 27 mars - Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Lulzim Rafuna vizitoi drejtorinë e Doganës së Malit të zi, ku u prit nga drejtori i përgjithshëm z. Vladan Jokovic.

Dogana e Kosovës vazhdon  bashkëpunimin e ngushtë me Doganën e Malit të Zi me takime të rregullta në mes të dy administratave.

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z.Rafuna prezantoi ndryshimet strukturore të cilat e kanë transformuar Doganën e Kosovës në një administratë moderne dhe fleksibile e aftë për tu perballuar me sfidat e kohës.

Pikat e diskutimit të sotëm në mes të drejtorëve të përgjithshëm ishin bashkëpunimi bilateral në mes të dy administratave me theks të veqant në përmirësimin e procedurave të qarkullimit të mallrave përmes territoreve të dy vendeve respektive.

Ndër të tjerash në këtë takim u diskutua edhe për eksportet e Kosovës drejt Malit të zi, dhe eksporte nga Mali i zi për në Kosovë.

Shkëmbimi eletronik i të dhënave ishte ndër temat ku u theksua se, nga ky shkëmbim të dyja vendet parandalojnë edhe luftimin e kontrabandës së mallrave dhe evazionit fiskal.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)