Dogana e Kosovës arreston një zyrtar Doganor në Han të Elezit
Prishtinë, 14 tetor - Dogana e Republikës së Kosovës ka njoftuar se oficerët e hetimeve të Doganës kanë arrestuar një zyrtar Doganor në Han të Elezit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Hetuesit e Doganës në bashkëpunim me Prokurorinë pas një hetimi disa mujor sot me në orët e hershme të mengjesit kanë zënë ne flagrancë zyrtarin Doganor dhe katër (4) të dyshuar (të gjithë janë dërguar në mbajtje).
Dyshohet se zyrtari i arrestuar në vazhdimësi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke futur në Kosovë mallra pa pagesën e taksat doganore.
Ky rast është vazhdimësi e politikës së doganës “Zero Tolerancë për keqpërdorim të detyrës dhe korrupcion”.