18 Nëntor 2024

Dogana e Gjermanisë ofron përkrahje për Doganën e Kosovës

Berlin, 5 gusht - Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës  Lulzim Rafuna është duke qëndruar në Gjermani me ftesë zyrtare nga Dogana Federale e Gjermanisë.

Sot në takim e mbajtur në mes të drejtorëve të përgjithshëm Rafuna dhe Würtenberger diskutuan temat e ndryshme lidhur me bashkëpunimin e dyanshëm.

Rafuna kërkoj nga homologu i tij gjerman përkrahje dhe asistencë në fusha të ndryshme të trajnimeve me theks të veçantë në ofrimin e përvojave gjermane në avancimin e kapaciteteve hetimore të Doganës së Kosovës.

Gjithashtu u kërkua nga dogana gjermane edhe asistenca për anëtarësimin në Organizatën Botërore të Doganave ku dogana e Kosovës synon të anëtarsohet.

Nga ana e tij Würtenberger ofroj përkrahen dhe mbështjten në emër të Doganës Gjermane.

Gjermania gjatë tri viteve të fundit është shndërruar në ndër partnerët kryesor ku vetëm gjatë tri viteve të fundit nga Gjermania kemi pasur import mbi 800 milion euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)