08 Nëntor 2024

Dogana e ATK mbledhin afër 1.4 miliard euro për buxhetin e Kosovës

Prishtinë, 26 dhjetor - Në një konferencë për media Ministri i Financave Avdullah Hoti ka bërë të ditur se Ministria e Financave ka realizuar 85 % të Programit të saj Legjislativ për 2016, që është një rritje prej 20% krahasuar me vitin paraprak.

Në vitin 2016, janë paraparë 18 Projektligje nga Ministria e Financave. Nga këto, sipas tij 14 Projektligje janë miratuar në Qeveri, 1 Projektligj është në procedurat e miratimit në Zyrën e Kryeministrit, dhe 3 Projektligje janë në procedura brenda Ministrisë së Financave. Me këto 14 ligje të aprovuara në Qeveri, Ministria e Financave ka kontribuar me 35% në programin legjislativ të Qeverisë.

Sa i përket akteve nënligjore, Ministria e Financave ka sponsorizuar 13 akte nënligjore, prej të cilave 7 i ka miratuar Ministri i Financave dhe 6 janë miratuar nga Qeveria. Krahasuar me vitin 2015, janë miratuar 4 akte nënligjore më shumë.

Hoti ka thënë së Dogana e Kosovës gjatë këtij viti ka mbledhur 1,040 mil euro, që është 88 milion euro (apo 9.3%) më shumë se vitin paraprak, me gjithë zvogëlimin e të hyrave doganore prej 22.8 mil euro për shkak të zbatimit të MSA-së. Krahasuar me fillimin e mandatit të Qeverisë, Dogana e Kosovës sot mbledh 171 mil euro më shumë.

Dogana sipas tij ka bërë progres të madh në thjeshtëzimin e procedurave doganore, të dëshmuar në raportin e Bankës Botërore për vitin 2016. Indikatori “Tregtia përmes kufijve”, që ka të bëjë me Doganën, ka pasur ngritje për 8 pozita krahasuar me vitin paraprak.

\"Ky përmirësim në rangim është bërë falë zbatimit të procedurave të thjeshtëzuara të eksportit, ku eksportuesve ju ofrohen shërbime gjatë 24 orëve, kalimi i kontrollit doganor përmes kanalit të verdhë për 5 minuta, zbatimi i procedurave siç parashihen me MSA etj\", ka theksuar ministri Hoti.

Po ashtu edhe ATK sipas tij sivjet realizon të hyra prej 393 milion euro, që është 60.2 mil (apo 18%) më shumë se në vitin paraprak. Krahasuar me fillimin e mandatit të Qeverisë, ATK mbledh 88 milion më shumë të hyra.

Hoti ka thënë së Progres i mirë është arritur në fiskalizimin e pikave të karburanteve, ku rreth 60% e tyre janë fiskalizuar apo janë në proces të fiskalizimit.

\"Në pajisjen me arka fiskale ka ndikuar shumë projekti i nxitjes së qytetarëve për të mbledhur kopunët fiskal me rastin e blerjes së mallrave. Në tremujorin e tretë, janë dorëzuar 277 mijë pliko me kuponë fiskalë nga qytetarët.\"

\"Shuma e TVSH-së të rimbursuara nga fillimi i aplikimit të kësaj politike në tremujorin e dytë të vitit 2015 e deri në tremujorin e tretë të vitit 2016 është 13.2 mil euro\", ka pohuar Hoti.

Nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, ATK ka falur borxhe prej 216 mil euro, ndërkaq janë mbledhur të hyra si rezultat i këtij ligji në shumë prej 24.2 mil euro.

ATK ka bërë reformë të thellë në shërbimet për tatimpagues. Në raportin e të bërit biznes të Bankës Botërore, Kosova ka përmirësuar rangimin ndërkombëtar për 34 pozita në fushën e pagesës së taksave, nga pozita 77 në pozitën 43.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)