19 Nëntor 2024

Dogana dhe OEK thellojnë bashkëpunimin

Prishtinë, 17 tetor -  Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu me bashkëpunëtor, ka zhvilluar një takim me menaxhmetin e lartë të Doganës, të  udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm Lulzim Rafuna.

Në  këtë takim u diskutua kryesisht lidhur me çështjen e procedurave me ndikim ekonomik me theks të veçantë më procedurën e depove doganore. Gjatë këtij takimi të dy palët arritën pajtueshmëri lidhur me veprimet e doganës në të ardhme dhe zbatimin legjislacionit doganor. 

“Dëshiroj të krijojë një partneritet dhe bashkëpunim të mirëfilltë me biznesin me fokus në ndihmën dhe forcimin e biznesit të ligjshëm duke luftuar pa kompromis bizneset jo-ligjore” theksojë Drejtori i Përgjithshëm Lulzim Rafuna. 


Kurse kryetari i OEK-ut, Gërxhaliu, ka theksuar se partneriteti dhe dialogu konstruktiv që zhvillohet në mes të OEK dhe Doganës duhet të jetë një model pozitiv edhe për institucionet tjera më gëzon fakti që sot u arrit pajtueshmëri me Doganën lidhur me depot doganore. 


“Por apeloj tek të gjitha bizneset që ende nuk kanë bërë shkarkimin dhe raportimin sipas kodit doganor ta bëjnë këtë sa më shpejt për hir të partneriteti dhe bashkëpunimit në të ardhmen”, ka deklaruar ai. 


Dogana e Kosovës do të vazhdojë të jetë partner i biznesit në Kosovë dhe veprimet e Doganës nuk kanë qëllim dëmtimin e kompanive legjitime por vetëm krijim e kushteve të barabarta dhe penalizmin kundrejt subjekteve të cilat kane dështuar dhe dështojnë të përmbushim dhe respektojnë kushtet e parapara ligjore, ashtu që të bëhet ndarja në mes atyre bizneseve qe respektojnë ligjin dhe atyre që nuk respektojnë ligjin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)