16 Janar 2025

Dogana dhe OEK pajtohen për masat kundrejt depove doganore

Prishtinë, 7 dhjetor - Sot në Drejtorinë e DK është mbajtur takim ndërmjet Doganës se Kosovës dhe OEK, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Përfaqësues të Shoqatave te Biznesit në kuadër te OEK-ut.

Përveç çështjeve tjera u diskutua edhe sa i përket njoftimeve te fundit në media rreth çështjes së depove doganore.

Drejtori i Përgjithshëm Naim Huruglica i njoftoi zyrtarët e OEK respektivisht kryetarin e OEK Safet Gerxhaliu dhe përfaqësuesit të shoqatave të biznesit se Dogana e Kosovës vazhdon të jetë partner i rëndësishëm i biznesit në Kosovë dhe se asnjëherë nuk do të ndërmerr asnjë veprim që dëmton afarizmin e kompanive serioze dhe legjitime.

Mbyllja e depove doganore është duke u bërë vetëm ndaj subjekteve të cilat kane dështuar ti përmbushim kushtet e parapara ligjore sipas autorizimit për të operuar si depo. Qëndrimi i Doganës është që ti jepet prioritet prodhuesve, përpunuesve dhe bizneseve që kanë orientim eksportin.

Po ashtu edhe Kryetari i OEK Gerxhaliu u pajtua me veprimet e ndërmarra nga Dogana kundrejt  kompanive të cilat nuk iu kane përmbajtur autorizimeve të lëshuara nga Dogana dhe njëkohësisht kërkoj që të bëhet ndarja e qartë në mes atyre bizneseve qe respektojnë rregullat dhe ligjin nga ata qe nuk e bëjnë ketë.

Dogana dhe OEK u pajtuan qe takimet e ngjashme si ky i sodit te mbahen me shpesh me qëllim që të mos lejohet hapësire për keqkuptime eventuale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)