Dogana dhe ATK mbledhin mbi 1 miliard euro
Prishtinë, 18 dhjetor - Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), dy javë para vitit të ri kalendarik, janë afër arritjes së planit.
Zëdhënësi i Doganë së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka bërë të ditur se sipas të dhënave të fundit dogana ka mbledhur 790 milion euro apo shprehur në përqindje është 90 për qind e planifikimit.
Nëse krahasohet me vitin e kaluar dogana ka tejkaluar vitin 2011 për 1.5 për qind apo shprehur në të hyra kjo është për mbi 10 milion euro, ka theksuar ai.
Kurse Valentina Bytyqi Sefa, zyrtare për Komunikim me Publikun, në Administratën Tatimore e Kosovës(ATK), ka deklaruar se ATK edhe gjatë këtij viti ka qenë e përkushtuar në trajtimin e barabartë të tatimpaguesve, njëkohësisht duke ju ofruar lehtësira në përmbushjen e obligimeve tatimore, përmes projekteve si Deklarimi Elektronik-EDI, Qendra e Thirrjeve dhe sistemi i integruar i regjistrimit te bizneseve One Stop Shop, të cilat janë duke treguar rezultat mjaft të mira në raport me tatimpaguesit.
Të hyrat e realizuara gjatë periudhës janar-nëntor 2012, janë në vlerë prej 257.6 milionë euro, ka theksuar ajo.
Sipas saj nëse e krahasojmë periudhën Janar-Nëntor 2012, me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të hyrat në këtë periudhë janë më të larta për 7 për qind ose shprehur në vlerë 16.8 milionë euro.
Trendi i tanishëm i realizimit të hyrave deri në fund të këtij viti do të vazhdoi me një përmirësim të rritjes së të hyrave, kurse projeksioni i paraparë për vitin 2012, ka theksuar ajo.
/epoka e re/