15 Nëntor 2024

Dogana dhe ATK, ka liruar 138 kompani nga pagesa e TVSH-së

Prishtinë, 6 mars - Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka deklaruar se në janar dhe shkurt, 138 kompani kanë përfituar 2.1 milion euro lirime në import të makinerive prodhuese, lëndës së parë dhe teknologjisë informatike

Gjatë këtyre dy muajve, vlera e importit të makinerive prodhuese, lëndës së parë dhe teknologjisë informatike ka qenë 12.4 mil euro. Ministria e Financave, përmes autorizimeve të lëshuara nga Dogana dhe ATK, ka liruar 138 kompani nga pagesa e TVSH-së me rastin e këtij importi. Vlera e lirimeve ka qenë 2.1 milion euro, që mund të merret si shumë me të cilën Qeveria po mbështet prodhimin vendor.

Ministria e Financave është duke punuar me Doganën dhe ATK-në për të lehtësuar më tutje procedurat e marrjes së autorizimeve për të përfituar nga lirimet në pagesën e TVSH-së në import të makinerive prodhuese, lëndës së parë dhe teknologjisë informatike.

ATK, në ditët në vijim, do të publikojë listën e kompanive që kanë marrë autorizime për lirim nga pagesa e TVSH-në në import.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)