Dogana dhe AKK nënshkruan memorandum mirëkuptimi
Prishtinë, 4 shkurt - Sot në Drejtorinë e Doganës u bë nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim në mes të Doganës së Kosovës dhe Agjensionit kundër korrupsionit (AKK).
Sipas këtij memorandumi palët do ti ofrojnë njëra tjetrës informata për çështjet qe janë me interes te dyanshme ne fushën e parandalimit, hetimit dhe ndalimit te dukurive korruptive dhe veprave penale; do të shkëmbejnë informacione; të bashkëpunojnë plotësisht në zbatimin e Ligjit Kundër Korrupsionit.
Gjithashtu palët nënshkruese të këtij Memorandumi pajtohen që të zgjerojnë fushën e bashkëpunimit në luftimin e korrupsionit edhe përmes formave të tjera si:
a) Trajnimet e përbashkëta;
b) Pjesëmarrja në Seminare të përbashkëta;
c) Bashkëpunim në sferën e hetimeve penale apo administrative të natyrës përkatëse.
Ky është memorandumi i tretë i nënshkruar nga Dogana e Kosovës pas memorandumeve për bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Policinë e Kosovës.