Dogana autorizon kompanin e 8 si operator i autorizuar ekonomik
Prishtinë, 27 shkurt - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka avancuar më tej me lehtësira tregtare duke rritur numrin e operatoreve të autorizuar ekonomik (OAE).
Në kuadër të kësaj, pas përmbushjes së kritereve të parapara ligjore, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Agron Llugaliu me bashkëpunëtorë ka ndarë certifikatën e radhës për operatorët e autorizuar ekonomik për kompaninë kosovare “Albi Commerce" SH.p.k. - Prishtinë /OAE 008.
Kjo kompani merret me importin dhe distribuimin e produkteve ndërkombëtare në vendin tonë.
Me këtë rast, kompania i ka përmbushur standardet më të larta qe te përfitojë nga thjeshtëzimet e ndryshme të parashikuara nga legjislacioni doganor (OAE-D); në kuadër të këtij programi dhe konsiderohet si një partner i besueshëm ne procedura doganore.
Dogana e Kosovës është e përkushtuar qe t’ju krijoj lehtësira në procedurë subjekteve të tilla që plotësojnë kriteret e parapara me dispozitat ligjore ne fuqi.
Një OAE mund të përkufizohet si një operator ekonomik i cili konsiderohet i besueshëm, në kontekstin e procedurave doganore të tij dhe për këtë arsye ka të drejtë të gëzojë përfitime të caktuara në të gjithë Kosovën.
Programi OAE është i hapur për të gjithë operatorët ekonomikë, duke përfshirë ndërmarrjet e vogla , të mesme dhe ndërmarrjet e mëdha dhe pa marrë parasysh rolin e tyre në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit.