18 Nëntor 2024

Dogana asgjëson aparate të lojërave të fatit

Prishtinë, 1 prill - Dogana e Kosovës (DK), ka filluar të hënën procesin e asgjësimit të aparateve për lojëra të fati të konfiskuara nga ana e Doganës në bashkëpunim me Divizionin e Lojërave të Fatit të ATK-së si dhe Policinë e Kosovës.

“Këto Aparate të Lojërave të Fatit janë Konfiskuar në pjesë të ndryshme të Kosovës që nga viti 2012. Numri i aparateve që asgjësohen në këtë fazë është 313 copë”, ka njoftuar Dogana e Kosovës nëpër mjet nj komunikate për media. Asgjësimi i këtyre aparateve bëhet kryesisht për mos-pagesë të borxheve.

“Lidhur me konfiskimin e këtyre aparateve, kanë përfunduar të gjitha procedurat ligjore, dhe Dogana ka dërguar në gjykatat kompetente procedurën e inkasimit të borxheve që janë akumuluar nga këto aparate’, është thënë në komunikatën e Doganës së Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)