Dogana arrinë rekord në mbledhjen e të hyrave
Prishtinë, 16 korrik - Gjatë këtyre 24 orëve të fundit raportohet se Dogana e Republikës së Kosovës ka arritur të mbledhë të hyra në shifër rekorde nga taksat e mallrave të importuara në vlerë prej 5,286,018.85 euro.
Adriatik Stavileci zëdhënës i doganës ka thënë se gjatë ditës së djeshme janë mbledhur të hyrat sipas këtyre kategorive:
Dogana 647,407.78
Akciza 1.467,666.11
TVSH-ja 3.170,944.96
Deri në javën e parë të korrikut dogana sipas zëdhënësit Stavileci ka mbledhur të hyra prej 299,346,161.73 euro që është 6,3% (17.7 milion euro) mbi vitin e kaluar pasi që në të njëjtën periudhe të vitit 2009 dogana kishte mbledhur 281,614,073.10.
Në përgjithësi mbledhja e te hyrave nga Dogana gjate periudhës së parë të vitit është rritur në krahasim me vitin e kaluar kjo si rezultat i profesionalizimin të mëtejmë dhe rritjes së kontrolleve në tërë territorin.