Dogana 16.5 % më shumë të hyra, mbledh 185 milion euro
Prishtinë, 1 mars - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se përmbyllja e muajit shkurt 2022 ka prodhuar rezulltate në rritjen e të hyrave të Doganës.
Dogana ka arritur që në dy muajt e parë të vitit 2022 të grumbulloj 16.5 % më shumë të hyra.
Gjatë vitit 2021 dogana për dy muajt e parë kishte grumbulluar 159 milion euro derisa përmbyllja e muajit shkurt të këtij viti ka sjellur 185.3 milion euro pra kemi mbi 26 milion euro më shumë se vitin e kaluar.
Trendi pozitiv që dogana kishte gjatë vitit 2021 ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022.