19 Nëntor 2024

Dobitë ekonomike nëse i gjith Ballkani bëhet anëtar i BE-së

Bruksel, 23 nentor - Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Greqia janë anëtare të BE. Nëse edhe vendet e tjera të regjionit anëtarësohen në bashkësinë, atëherë Ballkani do të bëhet një qendër mjaft tërheqëse për investitorët. Dobitë ekonomike prej kësaj janë të padiskutueshme – këto janë tregu i lirë evropian, fondet evropiane që ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendeve të regjionit si dhe subvencionet për prodhimin bujqësor. Nga ana e saj valuta unike do të ulë çmimin e kreditimit.

Vendet ballkanike kanë një diagnozë të përbashkët

Të gjitha kanë probleme me aftësinë për konkurrencë për shkak të burokracisë, korrupsionit dhe arsimit. Të gjitha ishin goditur nga kriza dhe po rimëkëmben dalëngadalë.

Vendet e Ballkanit ishin prekur fort nga tronditjet financiare për shkak të ekonomive të tyre të hapura dhe të partnerëve të tyre kryesorë nga Evropa Perëndimore.

Problemet në Eurozonën e ulën kërkimin e mallrave të importuara dhe kjo e pakësoi eksportin e vendeve ballkanike. Një problem tjetër në rajon është papunësia, gjatë viteve të fundit mungojnë dhe investitorë seriozë.

Bankat e mëdha të huaja riorientojnë interesat e tyre te rajonet ku pritet një rritje më e lartë ekonomike.

Kjo dha mundësi për rritjen shumë të shpejt të numri të institucioneve financiare që merren me dhënie të kredive të shpejta me kamata të larta. Kështu qe, për daljen nga kjo situatë dhe për rritjen e ekonomive rruga është e përbashkët dhe këto janë reformat.

Ballkani – një regjion i përbashkët për investitorët

Deri sa vendet ballkanike konkurrohen mes tyre kush të tërheqë më shumë investime të huaja, u bë e qartë, se kompanitë e huaja e shohin Ballkanin si një regjion unik. Përveç përpjekjeve për kapitale të freskëta nga Evropa, SHBA ose Azia, gjatë viteve të fundit vihet re dhe një tendencë e re. Gjithnjë e më shumë firma nga Ballkani investojnë në shtetet fqinje.

Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë, se më i lartë është Produkti i Brendshëm Bruto i Greqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.

Kjo tregon, se diferencat në ekonomitë e regjionit janë të mëdha, me gjithë këtë mund të flitet për një treg unik të investimeve në Ballkan.

Por në sytë e investitorëve shtetet nuk janë të njëjta. Të dhënat tregojnë, se gjatë gjashtë viteve të fundit shoqëritë e huaja kanë investuar më shumë mjete në Rumani, Bullgari dhe Kroaci.

Investimet e fqinjëve në Bullgari

Më shumë kapitale në Bullgari kanë ardhur nga Greqia – 3.5 miliardë euro për 12 vitet e fundit. Kështu Greqia zë vendin e dytë në klasifikimin e investitorëve të huaj në Bullgari. Po rritet dhe interesi i kompanive rumune ndaj Bullgarisë.

Investimet bullgare në vendet e regjioni
t

Për biznesin bullgar vendet më të preferuara për investime janë Serbia, Rumania dhe Maqedonia. Në Rumani janë regjistruar mbi 1 mijë firma me pjesëmarrje bullgare, ndërsa investimet bullgare janë mbi 50 milionë euro.

Disa banka bullgare kanë aksione në institucionet financiare në Shqipëri dhe Maqedoni, kurse shoqata bullgare të sigurimeve asistojnë në tregjet e sigurimeve në Rumani, Serbi dhe Maqedoni. Farmaceutika bullgare ka investuar në uzina të prodhimit të medikamenteve në Serbi, kurse biznesi bullgar në sferën e naftës investon në Rumani dhe Serbi.

Në Rumani dhe Shqipëri firma bullgare merren me nxjerrjen e materialeve industriale, në Shqipëri punon dhe një uzinë bullgare e pijeve freskuese.

Firmat më të mëdha bullgare të ndërtimit të rrugëve punojnë në objekte në Serbi dhe Shqipëri. Ndërtimi i Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë i ishte besuar një firme bullgare.

Tregtia në Ballkan është aktive


Eksporti i Bullgarisë në Rumani, Greqi, Serbi, Maqedoni, Kroaci dhe Shqipëri është për afro 4.2 miliardë euro. Bilanci tregtar i vendit me të gjitha shtetet fqinje është pozitiv.

Më i madh është këmbimi i jashtëm tregtar midis Bullgarisë dhe Rumanisë. Në vendin e dytë është Greqia. Pak më i ulët është këmbimi tregtar me Serbi dhe Maqedoni, më i ulët është me Kroaci dhe Shqipëri.

Për energjetikën nuk ka “Regjion ballkanik”

Infrastruktura e energjetikës matet në përmasa më të gjëra – si Evropa Juglindore, kurse Bullgaria, bashkë me Serbinë dhe Rumaninë është ndër eksportueset më të mëdha të energjisë elektrike në këtë regjion.

Specialistët prognozojnë në vitin 2020 vendi Bullgaria të eksportojë për vit nga 7 deri në 16 teravatë orë energji elektrike dhe të radhitet në vendin e dytë pas Hungarisë.

Sepse Bullgaria prodhon energji elektrike nga gjithçka – nga centrali atomik deri te biomasa.(bnr)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)