16 Nëntor 2024

Djali i Mustafës tërheq ofertën për servisimin e BMW

Prishtinë, 29 gusht - Kompania MAKCAR L.L.C. tërheq ofertën dhe kontratën për servisimin e veturës BMw të Qeverisë në shumën prej 2,946.00€

Vetura BMw X5 e blinduar, është servisuar për herë të parë më 14 maj 2014 në Kompaninë e autorizuar për shitjen dhe servisim të BMw, \"MAKCAR\".

Në këtë kohë baba im nuk ka qenë Kryeministër i Republikës së Kosovës. Këtë vit kompania jonë ka konkuruar për servisim të të njejtës makinë, meqenëse më parë ka qenë klientel e jona. Kemi dhënë kushtet më të mira dhe jemi e vetmja kompani e autorizuar per territorin e Republikës së Kosovës.

\"Kemi bërë shpenzime për porositje të pjesëve rezervë të destinuar për këtë makinë në vlerë prej mbi 2,500 euro, por meqenëse është bërë fushatë e madhe për këtë punë, kompania jonë do ta tërheq ofertë-kontratën dhe do ti bartim vetë këto shpenzime nga llogaritë e kompanisë\", ka njoftuar Besnik Mustafa në \"Facebook\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)