DIW llogarit me rritje prej rreth tre për qind për Gjermaninë
Berlin, 25 gusht - Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW) llogarit për këtë vit me një rritje prej më shumë se tre për qind.
Presidenti i DIW-së Klaus Zimmermann bëri të ditur se në tremujorin e dytë krahasuar me tremujorin paraardhës ekonomia gjermane u rrit me 2,2 për qind.
Zhvillimi arriti edhe investimet, konsumin si dhe degët e shërbimeve, tha ai. Përballë koniunkturës së mirë Zimmermann u shpreh edhe për rritje të pagave.
Megjithatë, ato duhet të orientohen, sipas tij, tek zhvillimi i produktivitetit dhe tek gjendja e fitimit e sipërmarrjeve në degët e veçanta.