Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Konsumatorëve trajton ngritjen e çmimeve
Prishtinë, 15 mars - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) shënon në baza vjetore Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Konsumatorit.
Kjo temë trajton çdo vit temat aktuale të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e konsumatorit dhe kanë ndikim direkt në nivelin e mbrojtjes institucionale që institucionet ofrojnë.
Që prej pandemisë së vitit 2020 e tutje, tregu ka qenë i luhatshëm dhe shpeshherë e ka cenuar mbrojtjen e konsumatorit.
Tema e Konferencës për vitin 2022 është ‘Mbrojtja e konsumatorit dhe ngritja e çmimeve në Kosovë’.
Kjo temë do të trajtojë lëvizjet në treg të cilat e kanë shkaktuar ngritjen e çmimeve, rolit që institucionet që mbrojnë konsumatorët kanë pasur, pengesat që kanë hasur, legjislacionin në fuqi dhe predispozitat ligjore për mbrojtjen e konsumatorit, si dhe çështje që lidhen me mbrojtjen e konsumatorit.