15 Nëntor 2024

Diskutohet rreth udhëzimeve administrative për TAK dhe TAP

Prishtinë, 30 nëntor - Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Financave sot kanë mbajtur takim me palët e interesit, ku janë diskutuar dy draft Udhëzimet Administrative për zbatimin e ligjit për Tatimin në të Ardhurat Personale (TAP) dhe Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (TAK).

Në këtë takim ku përveç nikoqirëve pjesëmarrës ishin përfaqsues nga Ministria e Financave, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane, Deloitte si dhe pjesmarrës të tjerë, janë dhënë komente dhe sygjerime rreth finalizimit të këtyre dy Udhëzimeve.

U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, z. Nahit Sharku tha se grupet punuese në kuadër të Ministrisë së Financave kanë punuar me përkushtim për përgatitjen e këtyre draft udhëzimeve duke i marrë për bazë edhe komentet e palëve të interesit. Komunikimi interaktiv e bënë më të qartë zbatimin e legjislacionit, prandaj dhe kontributi juaj e ka bërë më të lehtë edhe hartimin e udhëzimeve, por edhe zbatimin e tyre tha Sharku.

Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e Ministrisë së Financave dhe Administratës Tatimore rreth mundësisë së dhënies së sygjerimeve të komunitetit të biznesit në hartimin e pakos së re fiskale, gjithashtu edhe të këtyre udhëzimeve administrative. Kjo tregon se dhënia e kontributit tonë si komunitet i biznesit ndikon që të kemi përmbajtje më të mirë të akteve ligjore primare dhe sekondare.

Afrore Rudi nga Deloitte tha se ne jemi mjaft të kënaqur që komentet dhe sygjerimet tona të dhëna janë marr parasysh, dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Pasi të finalizohen dhe të nënshkruhen këto dy udhëzime, Administrata Tatimore e Kosovës do të angazhohet për të dhënë sqarimet për tatimpaguesit përmes mbajtjes së seminareve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)