Diskutohet projektligji për Financimin e Partive Politike
Prishtinë, 14 dhjetor - Zyra e Kryeministrit e Republikës së Kosovës organizon sot një diskutim publik së bashku më partit politike për projektligjin për Financimin e Partive Politike.
Marrë parasysh rëndësinë e këtij projektligji dhe dështimin e hyrjes në fuqi të të njëjtit për vite me radhë në mungesë të konsensusit politik, Zyra e Kryeministrit e Republikës së Kosovës e sheh të domosdoshëm diskutimin me partitë politike, në qëllim të arritjes së pajtueshmërisë rreth çështjeve esenciale të rregulluara brenda projektligjit, e me synim të fundit miratimin sa më të shpejtë të tij brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në dritë të kësaj sot do të organizohet diskutimi publik për projektligjin për Financimin e Partive Politike në ndërtesën e Qeverisë.