Diskutohet për progresin socio ekonomik në vend
Prishtinë, 20 prill - Rrjeti CSR Kosova, në bashkëpunim me Këshillin për Zhvillim të Qëndrueshëm në kuadër të Kuvendit të Kosovës, organizon tryezën e rrumbullakët për të diskutuar rreth Kontributit të Sektorit Privat për të Mirën Kolektive (CSR) dhe Progresin Socio-Ekonomik në vend.
Tryeza do të shërbejë si platformë për të promovuar integrimin e praktikave të mira të CSR në modelet biznesore, të cilat kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. â