16 Nëntor 2024

Diskutohet për nxitjen e rritjes ekonomike

Prishtinë, 27 maj - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot mori pjesë dhe majti një fjalë rasti në tryezën “Nxitja e zhvillimit ekonomik: korniza e re ligjore”, të organizuar nga Kuvendi i Kosovës dhe Misioni i USAID-it në Kosovë.

Në tryezë, krahas kryeparlamentarit Veseli dhe drejtorit të USAID-it në Kosovës, James Hope, morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të Kosovës, deputetë të Kuvendit, ekspertë të USAID-it dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Kryetari Veseli, në fjalën e tij, konfirmoi serish përkushtimin për ta bërë prioritet promovimin e parlamentarizmit ekonomik, i cili është i ndërlidhur ngushtë me përfshirjen sa me të gjerë të palëve të interesit në punën e legjislativit dhe ngritjen e transparencës, duke e përcaktuar si prioritet dialogimin e vazhdueshëm me sektorin privat.  

Qëllimi i këtij dialogu, sipas kryetarit Veseli, është marrja e inputeve direkte mbi ambientin biznesor në Kosovë, prej njerëzve që ballafaqohen me këto probleme në baza ditore.

Kreu i Kuvendit tha se shkalla ekzistuese e rritjes ekonomike nuk është e mjaftueshme dhe se ajo duhet ta tejkalojë shtatë përqindëshin.

Duke shtruar nevojën e hapjes dhe lirimit të potencialit ekonomik të vendit, kryetari Veseli tha se duhet të ngritet produktiviteti i fuqisë punëtore, nëpërmjet orientimit drejt programeve të aftësimit profesional dhe promovimit të aftësimit të të rinjve në teknologji informative, ndërsa në planin afatgjatë, duke reformuar sistemin arsimor.

Në funksion të kësaj, kryetari Veseli konfirmoi mbështetjen e Kuvendit për punën e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në krijimin e fondit për zhvillimin e teknologjisë informative.

“Një kontribut i yni direkt është dhënia në shfrytëzim e Qendrës Protokolare në Gërmi për akademinë e IT-së dhe inkubatorin e biznesit”, theksoi kryetari Veseli.

Duke folur për qasjen në financa, kryetari Veseli tha se është detyrë e Qeverisë dhe Kuvendit që të ndërmarrin të gjithë hapat për të ulur riskun e kreditimit, për ngritjen e efikasitetit të gjyqësorit  dhe zbatimin e kontratave.

Kreu i Kuvendit tha se Fondi i Garantimit të Kredive është vetëm hapi i parë në fondin e punësimit.

Në këtë tryezë kryeparlamentari Veseli foli edhe për zbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë dhe fer, si një parakusht për krijimin e një klime të favorshme për të liruar potencialin dhe krijuar mundësitë për rritje të investimve të huaja dhe zhvillim të ndërmarrjeve të vogla e të mesme.

“Dëshiroj edhe një herë të ftoj komunitetin e biznesit në nëpërmjet Zyrës së porsakrijuar në Kuvend, të vijnë me propozime të reja dhe iniciativa të cilat do të përkthehen shumë shpejt në ligje dhe reforma të domosdoshme”, tha ndër të tjera kryetari Kadri Veseli. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)