15 Nëntor 2024

Diskutohet për Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive

Prishtinë, 2 mars - Drejtori i Shoqatës së Bankave të Kosovës (SHBA), Petrit Balija është takuar të mërkurën me këshilltar i njëherit përfaqësues i Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA), Stefan Jansson.

Në këtë takim ëhstë diskutuar mbi mundësinë e kësaj agjencie për të mbështetur Fondin Kosova të Garantimit të Kredive të themeluar me Ligjin përkatës dhe të miratuar në Kuvend disa muaj më parë.

Me këtë rast Petrit Balija, Drejtor Ekzekutiv i SHBK-së, i dha mbështetje të plotë themelimit të këti Fondi i cili mbështetet edhe nga organizata tjera si USAID, Banka Gjermane për Zhvillim, Qeveria Zvicerane dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Balija ka deklaruar se me ndihmën e bankave komerciale të Kosovës qëllimet e këtij fondi mund të jetësohen për ti dhënë mundësi më të mëdha bizneseve të Kosovës për qasje më të madhe në financa.

Në anën tjetër Stefan Jansson, këshilltar përfaqësues i SIDA falënderoi Shoqatën e Bankave për mbështetjen e dhënë në këtë proces dhe u shpreh se SIDA është duke konsideruar mundësinë që të kontribuoj në këtë Fond për të mbështetur financimin e bizneseve të vogla dhe të mesme për të zhvilluar ekonominë e vendit.

Balija me këtë rast falënderoi qeverinë Suedeze dhe SIDA për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën. Në këtë takim ishte prezent edhe  Fatos Mulla, Zyrtar i Programit Ekonomik pranë Ambasadës Suedeze në Kosovë. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)