14 Nëntor 2024

Diskutohet Korniza Afatmesme Buxhetore

Kaçanik, 22 qershor - Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale është diskutuar sot gjatë një debati publik të organizuar nga Komuna e Kaçanikut.

Draft dokumentin e Kornizës Afatmesme të shpenzimeve e prezantoi drejtori i Ekonomisë dhe Financave Bahri Selimi.

Drejtori Selimi tha se korniza përmban deklaratën e komunës në lidhje me prioritetet strategjike zhvillimore, kornizën fiskale, korniza makroekonomike komunale, tendenca e të hyrave komunale dhe parashikimet 2017-2019 dhe tendenca e shpenzimeve komunale dhe parashikimet 2017-2019. Sipas tij hartimi i kornizës afatmesme buxhetore përbën një detyrim për institucionet buxhetore komunale të kërkuar nga qarkoret buxhetore komunale 2017/1 të pranuara nga ministria e financave.

“Ky dokument strategjik do të jetë baza për përcaktimin e sektorëve prioritarë të zhvillimit dhe identifikimin e priroiteve të shpërndarjes së burimeve komunale për periudhën 2017-2019.

Ky është një dokument i parë që i prinë procesit të hartimit të buxhetit pas pranimit të qarkores së parë buxhetore që lansohet nga Ministria e Financave për cdo vit.
Afati ligjor i aprovimit të KAB komunale është 30 qershori. Ndërsa 30 shtatori aprovimi i buxhetit komunal për vitet 2017-19 në kuvendin komunal.

Buxheti i përgjithshëm i planifikuar i Komunës së Kaçanikut për vitin fiskal 2017, i përcaktuar sipas qarkores buxhetore nr. 2017, i përcaktuar sipas qarkores buxhetore nr. 2017/01 me kufijtë fillestar buxhetor në shumë prej 7,039,281.00 E.” Tha drejtori Selimi.

Drejtori më tutje shtoi se burimet e financimit të buxhetit komunal vijnë nga: Granti i përgjithshëm ( 2,637,206.00 E), Granti specifik i arsimit ( 2,713,634.00) dhe granti specifik për shëndetësi ( 827,427.00)

Total financimi qeveritar- grantet 6,178,267.00e apo 87,77% e përbërjes së buxhetit total dhe të hyrat vetanake që për këtë vit planifikohen të jetë 861,014.00 e apo 12,23 % e total buxhetit.

Krahasimi me vitin 2016: Sipas burimeve të financimit grantet qeveritare kanë shënuar rritje nga 5,921,714.00 E sa ishte në vitin 2016 në 6,178,267.00 E në vitin 2017 apo në shumë totale prej 256,553.00 euro më shumë apo 4.33 %.
Ndërsa të hyrat vetanake për vitin 2017 janë përcaktuar në lartësi prej 861,014.00, bazuar në performancën e realizuar në vitet e fundit kemi edhe rritje të projeksioneve nga MF në shumë prej 151,342.00 E për dallim nga viti 2016 apo afër 20 %, në total buxheti shënon rritje për 6 %. Sipas kategorive buxheti për vitin 2017 është:
Paga dhe mëditje 4,897,843 E, mallra dhe shërbime 544,595 E, shpenzime komunale 130,153 E, subvencione dhe trasnfere 196,690 E dhe investime kapitale 1,270,000 E.

Nga ana tjetër Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi kërkoi nga qytetarët e pranishëm që të japin vërejtjet dhe sygjerimet e tyre në mënyrë që projektet më të arsyeshme të futen në këtë dokument financiar.

Qytetarët e pranishëm fokusin e diskutimit e kishin kryesisht tek investimet komunale, duke kërkuar investime në projekte te caktuara infrastrukturore dhe investime më të mëdha edhe në infrastrukturën e arsimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)