08 Nëntor 2024

Diskutohet gara për punësimin në sektorin publik

Prishtinë, 14 dhjetor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Garë për punësim në sektorin publik? Çfarë qëndron pas saj?”.

Tryeza ka për qëllim të diskutoj përcaktimin e pagave në Kosovë dhe Shqipëri. Sektori publik përbën një pjesë të madhe të punësimit në Kosovë dhe si i tillë luan një rol të rëndësishëm në përcaktimin e pagave dhe praktikave tjera të punësimit në vend.

Nëse sektori publik ofron shpërblim më të lartë për punonjësit e saj në krahasim me sektorin privat, mund të absorboj punëtorët më të kualifikuar.

Pagat më të larta në favor të sektorit publik, që nuk janë si rezultat i produktivitetit më të lartë, mund të rezultojnë në shpërndarje jo efikase të burimeve. K

Ky diskutim, ndër të tjera, ka për qëllim të identifikoj faktorët që po tërheqin individët më të përgaditur drejt sektorit publik.

Gjithashtu synon të trajtoj ndikimin që mund të ketë në kualitetin e shërbimeve në të dy sektorët.

Për më tepër, ky diskutim synon të trajtoj implikimet që kjo ka për investitorët vendor dhe të huaj dhe mënyrat se si mund të adresohen më së miri sfidat në të ardhmen.

Gjatë këtij diskutimi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike do të prezantojë të gjeturat e studimit empirik që analizon hendekun në paga në sektorin publik dhe privat në Kosovë dhe Shqipëri.

Për më tepër, vlerëson nëse pagat më të larta në sektorin publik janë rezultat i karakteristikave më të mira të punonjësve në këtë sektor apo nga shpërblimi më i mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)