15 Janar 2025

Diskutohet fshirja e borxhit grek deri në vitin 2015

Athinë, 25 nëntor - Dy ditë para mbledhjes së Eurogrupit, ministrat e Financave të eurozonës zhvilluan nje telekonference për Greqinë.

Sipas një burimi Evropian, pranë negociatave, Ministrat e Financave të eurozonës kanë rënë dakord për reduktimin e borxhit grek. “Çështja kryesore e konferencës bazohej në parimin se duhet të riblihet borxhi grek”, tha një zyrtar evropian për AFP.

Në të njëjtën kohë, sipas një raporti në gazetën gjermane të së dielës, Welt am Sonntag, është rënë dakort për likuidimin e pjesshëm të borxhit grek deri në vitin 2015.

Perspektiva e fshirjes së pjesshme të borxhit grek është propozuar për të inkurajuar Greqinë, që të respektojë angazhimet e saj, në këmbim të një programi të dytë ndihme.

Ndërkaq agjencia e lajmeve ANSA shkruan se vendimi i Eurogrup për Greqinë do të shtyhet, dhe mund të merret në një takim tjetër më 3 dhjetor.

Nga ana tjetër, një zyrtar i lartë i qeverisë greke lë të kuptohet se nuk do të ketë një rezultat pozitiv të hënën në Eurogrup duke thënë: “Nëse nuk gjejnë një zgjidhje, do të kemi një problem të madh”

Ministrat e financave të zonës euro të takohen nesër në Bruksel për lirimin e këstit të ndihmës për Greqinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)