Diskutohet bashkëpunimi mes doganës se Kosovës dhe Britanisë
Prishtinë, 30 janar - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Ian Cliff, sot vizitoi Drejtorinë e Doganës.
Në Doganë Cliff u prit nga menaxhmenti i lartë i Doganës, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm Naim Huruglica.
Fillimisht, Drejtori i Përgjithshëm Huruglica në pika të shkurta, informoi Cliff me zhvillimet e Doganës në përgjithësi, me punën dhe angazhimin, në mbledhjen e të hyrave, sfidat dhe planet për të ardhmen.
Huruglica falënderojë ambasadorin për përkrahjen që Britania e madhe ka dhënë në zhvillimin e Doganës së Kosovës gjatë 13 viteve të fundit.
Nga ana tjetër ambasadori britanik u interesua lidhur me zhvillimet fundit në doganë.
Gjithashtu ne takim është diskutuar mundësia thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellët në fushën e doganës ndërmjet Doganës se Kosovës dhe asaj te Britanisë.