15 Nëntor 2024

Diskutohen sfidat dhe rruga drejt zbutjes së varfërisë në Kosovë

Prishtinë, 7 prill - Shoqata Humanitare Bamirëse në Kosovë, Nëna Terezë, mban sot në Hotel Afa konferencën përmbyllëse të projektit “Fuqizimi socio ekonomik i grupeve të cenueshme sociale në Kosovë,” projekt ky i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Me kohëzgjatje gjatë tërë vitit 2015, e deri në Mars 2016, Shoqata Nëna Terezë, në partneritet me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, ka asistuar kategoritë e cenuara sociale që jetojnë vise rurale, përmes ofrimit të nën-projekteve të serrave, bletëve, dhe dhive.

Andaj, qëllimi i kësaj konference është shpalosja e arritjeve të projektit, dhe përpos sukseseve të përmbushura, do të diskutohen sfidat dhe rruga përpara drejt zbutjes së varfërisë në Kosovë.

Ky organizim ka për qëllim të shpalosë zhvillimet mbi aktivitetet të cilat përmirësojnë cilësinë e jetës dhe njëkohësisht, kontribuojnë në promovimin e sipërmarrjeve të vogla në familjare në vend, si një mjet për fuqizimin e grave dhe familjeve sociale të rrezikuara kosovare.

Projekti mbështet në mesin e përfituesve të saj të paktën 20% të grupeve minoritare, dhe 30% e grave familjeve, në zonat: Prizren, Dragash, Viti (Dabelde), Mitrovicë (Stantërg- Shalë), dhe Vushtrri (Qiqavica).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)