15 Nëntor 2024

Diskutohen sfidat buxhetore të ministrive në Raportin e Progresit

Prishtinë, 16 mars - Instituti GAP organizon tryezë me temë diskutimi me temë \"A premton Ligji për Buxhetin e Kosovës 2016 një raport më të mirë të progresit për Kosovën?\" 
 
Në këtë tryezë do të diskutohet lidhur me sfidat buxhetore të ministrive dhe institucioneve të pavarura të identifikuara në Raportin e Progresit për Kosovën 2015.

Gjithashtu, Instituti GAP do të prezantojë një përmbledhje të të gjeturave kryesore sa i përket adresimit të këtyre sfidave me Ligjin për Buxhetin e Kosovës 2016.

Synimi i kësaj tryeze është që të identifikohen mënyrat për adresimin e sfidave të Raportit të Progresit me ndarjet buxhetore, në mënyrë që të kemi një raport më të mirë të progresit 2016 për Kosovën.

Të ftuar në këtë tryezë do të jenë përfaqësues të Ministrisë së Integrimit Evropian, Ministrisë së Financave dhe Komisionit për Integrime Evropiane dhe pjesëmarrës nga institucionet e pavarura dhe ministritë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)