15 Nëntor 2024

Diskutohen reformat e raportit te Bankës Botërore “Të Bërit Biznes"

Prishtinë, 16 maj - Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, organizon sot konferencë informuese me palët e interesuara ku do të prezantohen aktivitetet e deritanishme që ndërlidhen me Raportin e Bankës Botërore “Të Bërit Biznes,” të ndërmarra nga institucionet kosovare.

Qeveria e Republikës së Kosovës është duke ndërmarrë aktivitete të vazhdueshme reformuese si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për të bërit biznes në Kosovë.

Në fund të dhjetorit të vitit 2015, Qeveria e Kosovës ka iniciuar procesin e koordinimit të reformave për ‘Të Bërit Biznes’ në mënyrë që të identifikojë sfidat dhe të ndërmarrë veprimet për përmirësimin e vazhdueshëm të mjedisit afarist në përputhje me metodologjinë e Raportit të Bankës Botërore “Të Bërit Biznes.” 

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e mbështetur nga projekti i USAID-it “Partneritetet për Zhvillim,” ka bërë koordinimin e aktiviteteve reformuese nëpërmjet grupeve punuese të Ministrive përkatëse, të cilat janë përgjegjëse për dhjetë indikatorët e Raportit të Bankës Botërore “Të Bërit Biznes.”

Më 16 maj 2016, Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, si koordinatore e këtij procesi, organizon konferencë informuese me palët e interesuara ku do të prezantohen aktivitetet e deritanishme që ndërlidhen me Raportin e Bankës Botërore “Të Bërit Biznes,” të ndërmarra nga institucionet kosovare.

Qëllimi i organizimit të këtij takimi është që:

·    Të informojë palët e interesuara si dhe publikun e gjerë për progresin e bërë deri më tani nga Qeveria e Kosovës në zbatimin e reformave të identifikuara;

·    Të përmirësojë dialogun publiko – privat në fushat e mbuluara nga Raporti i Bankës Botërore duke kërkuar kontributin e përfaqësuesve të sektorit privat në fusha të ndryshme, si dhe identifikimin e reformave të mëtutjeshme që do të ndikojnë në rritjen e vazhdueshme të bashkëpunimit të institucioneve qeveritare me sektorin privat. 

·    Në përputhje me sugjerimet e Bankës Botërore, të ofrojë mundësinë për nominime të reja të respodentëve potencialë në mënyrë që të rritet numri i respodentëve aktual, veçanërisht nga sektori privat;
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)