Diskutohen politika fiskale në sektorin e prodhimit
Prishtinë, 3 qershor - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën Politika Fiskale dhe Ndikimi i Saj në Sektorin e Prodhimit - Përballimi i Konkurrencës së Shtuar. Ministri i Financave, Avdullah Hoti do ti bashkëngjitet përfaqësuesve të Komitetit të Prodhimit të Odës Amerikane si panelist në këtë tryezë.
Tryeza do të shërbejë si mundësi shumë e mire për të diskutuar mbi atë se çfarë duhet të bëhet në mënyrë që bizneset të përballojnë suksesshëm presionin konkurrues në treg që pritet të vijë si rezultat i hyrjes në fuqi të MSA-së dhe MTL me Turqinë në të ardhmen e afërt, përfshirë këtu edhe aprovimin e Udhëzimit Administrativ mbi Pushimet Tatimore.